Sport

TRAGJEDI/ Dimitri Roveri humb jetën në fushë, së shpejti do të bëhej baba

8 Maj 2022, 10:11 Nga DOSJA

ITALI – Një tragjedi ka ndodhur pasditen e së shtunës në një fushë futbolli, në Castel Goffredo, ku po luheshin “play-off”-et e kampionatit amator mes Casalpoglio dhe Quingentole. Kapiteni i miqve, Dimitri Roveri, 28 vjeç, u rrëzua papritur në bar dhe nuk u rikthye kurrë në vetëdije.

Në ndihmë i erdhi menjëherë nga motra e tij dhe 28-vjeçari iu nënshtrua masazhit të zemrës për një kohë të gjatë, përpara se të vinte personeli mjekësor, të cilët mbërritën me dy ambulanca dhe një helikopter.

Futbollisti i ri me helikopter dhe u transportua në San Raffaele në Milano, ku iu nënshtrua një operacioni. Në mbrëmje, pas disa orësh shpresë, lajmi dramatik i vdekjes së tij, ndoshta për shkak të një ataku kardiak.

Dimitri jetonte në Quingentole dhe ishte i fejuar. Javën e kaluar ai u njoftoi të gjithë miqve se do të bëhej baba në shtator. Ai punoi si kopshtar dhe pastrues në një shtëpi të moshuarish në Mantua.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport 28 vjeç dimitri roveri fushë futbolli një tragjedi transferimi në san raffaele 28 vjeç dimitri roveri fushë futbolli një tragjedi transferimi në san raffaele

Sondazh

Poll