Sport

Erdhi trashëgimtari i ’10’: Ansu Fatit iu deshën 67 sekonda për golin…

8 Maj 2022, 09:46 Nga DOSJA
Erdhi trashëgimtari i ’10’: Ansu Fatit iu deshën 67

SPANJE – Trashëgimtari i numrit ’10’ është rikthyer. Ansu Fati u mësoi shokëve të skuadrës se si ta dërgonin topin në rrjetë, pas një kursi intensiv që zgjati vetëm 67 sekonda, që ishte koha e nevojshme që Barcelona të shënonte 0-1 ndaj Betis.

Sulmuesi i ri 19-vjeçar është “i dashuruar” me portën dhe aftësia e tij për të pare katërkëndorin është e frikshme, kur mendon se ai është rikthyer në fushë pothuajse katër muaj pas lëndimit të tij.

Në ndërhyrjen e tij të dytë, Ansu Fati kontrolloi topin dhe në mes të disa mbrojtësve të Betisit, gjuajtja e tij shkoi në fundin e rrjetës, duke mposhtur Rui Silvan, për të shënuar rezultatin 0-1 në minutën e 76-të. Me këtë gol ai vazhdon me një saktësi të frikshme para portës: Ai ka gjuajtur 7 herë mes tre ndeshjeve këtë sezon dhe ka shënuar 4 gola.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport shërbimet e ansu fatit sulmuesi i talentuar ansu fati tani barcelona shërbimet e ansu fatit sulmuesi i talentuar ansu fati tani barcelona

Sondazh

Poll