Sport

Surprizë nga Anglia: Guardiola duket i interesuar për Pogba

7 Maj 2022, 05:16 Nga DOSJA
Surprizë nga Anglia: Guardiola duket i interesuar për Pogba

ANGLI – Edhe pse në verë ai do të largohet nga Manchester United, me gjasa mesfushori francez Paul Pogba të mund të qëndrojë në atë qytet në verilindje të Anglisë. Sipas “Daily Mail”, Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e francezit.

Mesfushorit 29-vjeçar i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe menaxherët e Cytit duket kanë bërë kontakte eksploruese për të vlerësuar këtë mundësi. Pengesa e madhe është, për momentin, rroga e tepruar që lojtari merr në “Old Trafford”, të cilën City nuk duket i gatshëm ta përballojë.

Nëse konfirmohet, Pogba do t’i bashkohet një galerie të emrave të shquar që kanë përfaqësuar dy klubet kryesore të qytetit të Mançesterit. Owen Hargreaves ishte i fundit në një listë që përfshin Carlos Tevez, Andy Cole ose Peter Schmeichel.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport blerjes verore të manchester cityt kaos te manchester united mesfushori francez paul pogba blerjes verore të manchester cityt kaos te manchester united mesfushori francez paul pogba

Sondazh

Poll