Sport

Nagelsmann për udhëtimin e yjeve në Ibiza: “Unë nuk jam babai i tyre”

7 Maj 2022, 05:00 Nga DOSJA
Nagelsmann për udhëtimin e yjeve në Ibiza: “Unë nuk

GJERMANI – Udhëtimi i yjeve të Bayernit në Ibiza fundjavën e kaluar bëri bujë… As trajneri Julian Nagelsmann (34) nuk ishte vërtet entuziast për këtë. Por ai nuk donte të ndalonte festën dy ditore të fitores së Bundesligës në ishullin Balearik.

“Unë jam përgjegjës për ekipin, për gjithçka sportive, për planifikimin e stërvitjeve, për përmbajtjen dhe përgatitjen e lojërave. E mbajta përgjegjësinë, duke u dhënë dy ditë pushim. Lojtarët tanë janë të gjithë në moshë madhore. Ata gjithashtu mund të vendosin vetë se çfarë mund të bëjnë në ditët e tyre të pushimit. 

Ata janë mjaft të rritur, unë nuk jam babai i tyre apo mësuesi i tyre. Në vend të kësaj, së bashku me Holger Broich, unë kam për detyrë të hartoj planin e stërvitjes, në atë mënyrë që struktura e ngarkesës të ketë kuptim. Prandaj i dhamë ditët e pushimit. Lojtarët mund të bëjnë çfarë të duan në ditët e tyre të pushimit,”- ka deklaruar trajneri Nagelsmann, i cili edhe ai nuk e kapërdirë udhëtimin e futbollistëve të tij në Ibiza.

Sakaq, drejtori sportiv Salihamidžić e përshkroi udhëtimin në Ibiza, si një “masë për ndërtimin e ekipit”. Me përjashtim të kapitenit Manuel Neuer (36), zëvendëskapitenit Thomas Müller (32), portierit zëvendësues Sven Ulreich (32), Niklas Süle (26), Dayot Upamecano (23) dhe Marcel Sabitzer (28), të gjithë yjet e tjerë ishin atje.

Të dielën (17.30) Bayern Munichu do të takohet me Stuttgartin, i cili rrezikon rënien nga kategoria. Çfarë dëshiron të shohë Nagelsmann nga Bayerni i tij i ardhur nga Ibiza?

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport bayerni i mynihut julian nagëlsmann nagelsmann si trajneri i ri i bayern bayerni i mynihut julian nagëlsmann nagelsmann si trajneri i ri i bayern

Sondazh

Poll