Sport

Verdiktet/ Lecce dhe Cremonese në Seria A, Monza gabon në ndeshjen e fundit

7 Maj 2022, 04:49 Nga DOSJA

ITALI – E shtuna ka patur emocione të forta edhe në Serinë B të futbollin italian, pasi luheshin ndeshjet e fundit dhe jepeshin verdiktet e këtij kampionati.

Lecce garantoi rikthimin në Serinë A, si kampionia e këtij kampionati (me 71 pikë), duke mposhtur 1-0 Pordenonen e fundit. Por nuk ishte e gëzueshme mbrëmja për Monza, e dyta në renditje, e cila e ktheu të shtunën në një natë ogurzezë.

Skuadra e Berlusconit, që drejtohet nga trajneri Stroppa, humbi 0-1 në transfertë ndaj Perugias dhe zbriti në vendin e katërt në renditje me 67 pikë. Edhe pse në tribunën e ndeshjes, përveç Gallianit dhe Paolo Berlusconit, ishte edhe drejtori ekzekutiv i Fininvest, Danilo Pellegrino.

Ai, që përfitoi nga ky hap fals surprizë, ishte Cremonese që mundi Como 2-1 dhe u ngjit në vendin e dytë në klasifikim me 69 pikë, duke siguruar ngjitjen në Serinë A, pas 26 vitesh.

Gjithsesi, tani, Monza ka edhe një mundësinë të ngjitet përmes “play-off”-it në futbollin elitar italian. Me pozicionimin në vendin e katërt, skuadra lombarde do të luajë në gjysmëfinale ndaj fituesit të çiftit Ascoli-Benevento. Në anën tjetër, Pisa do të presë fituesin mes Brescia-Perugias. Fituesja e këtij mini-kampinati do të ngjitet në Seria A.

Ja dhe renditja e tetë skuadrave më të mira në Serie B

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport drejtori ekzekutiv i monzes ne seria b serinë a si kufiri maksimal për serinë a dhe b drejtori ekzekutiv i monzes ne seria b serinë a si kufiri maksimal për serinë a dhe b

Sondazh

Poll