Aktualitet

Nxorrën informacion për depon e armëve, pezullohen nga detyra 2 shefa e 2 specialistë të policisë në Elbasan

19 Korrik 2019, 16:18 Nga DOSJA
Nxorrën informacion për depon e armëve, pezullohen nga detyra 2

ELBASAN- Drejtuesi i komisariatit të policisë së Cërrikut, shefi i Krimeve atje dhe dy punonjës policie janë shkarkuar, pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit  për “Pezullim të ushtrimit të detyrës”.

Punonjësit e Policisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

RENEA zbarkoi në Elbasan më datë 1 korrik, një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë ershi pasi Specialist i Krimeve Edvin Gjyli dhe Inspektori i Krimeve të Rënda Eduart Hasani nxorrën informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar.

Dy efektivët janë pezulluar nga detura ndërsa në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura është shpallur në kërkim pronari i karburantit ku u gjet magazine me armë, Ilir Beko.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet depo e armeve elbasan gjykata e elbasanit pezullohen 4 policet depo e armeve elbasan gjykata e elbasanit pezullohen 4 policet

Sondazh

Poll