Aktualitet

“Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së”, flet daja i autorit të krimit që tronditi Durrësin: Na turpëroi

19 Korrik 2019, 15:40 Nga DOSJA
“Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së”, flet daja i

DURRËS– Daja e autorit të krimit në familje në Durrës ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai është shprehur për kamerën e “Report Tv” se nipi i tij që vrau gruan me thikë, Ardian Kuka punonte si shofer i drjetorit të OSHEE-SË.

Më tej, daja i autorit të vrasjes së Hazbije Kukës ëhstë shprehur se ndihet i turpëruar nga kjo ngjarje.

Jam daja. Ne jemi nga Korça, na turpëroi zonën, se Korça nuk mbahet për kështu krimesh. Mesa dinë unë shkonim mirë, bashkë shkonin. Kur filloi punë u bë xheloz. Ajo ishte çupë e mirë, na respektonte. Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së, ai i Durrësit ai TIranës, s’e di por nuk kishin problem ekonomike.

Një djalë kanë, një fëmijë të vogël, gjynah. E mora vesh kur pamë makinat e policisë, sdinim gjë,”- tha ai.

Ngjarja e  rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Spitalls në Durrës. Mësohet se Kuka ka qëlluar me thikë gruan e tij pas një konflikti. I pranishëm ka qenë edhe djali i tyre 10-vjeçar, i cili ka shoqëruar të ëmën në spital bashkë me vëllezërit e viktimës.

Ndërkohë autori është në kërkim pasi është larguar me makinë nga vendngjarja. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daja i ardian kukes krim ne familje ne durres vrasja e hazbie kukes nga durresi daja i ardian kukes krim ne familje ne durres vrasja e hazbie kukes nga durresi

Sondazh

Poll