Aktualitet

Tronditet Durrësi, burri xheloz vret gruan me thikë në zemër dhe largohet, daja: Na turpëroi

19 Korrik 2019, 14:34 Nga DOSJA
Tronditet Durrësi, burri xheloz vret gruan me thikë në zemër

DURRËS– Një krim në familje ka tronditur qytetin e Durrësit pasditen e sotme, pasi një burrë i identifikuar si Adriatik Kuka, me origjinë nga Korça ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij.

Krimi ka ndodhur në zonën e Spitallës, në lagjen nr.15 në Durrës, rreth orës 16:20

Dosja.al mëson se viktima është Hazbie Kuka, 36 vjeçe. Pas një konflikti për motive të dobëta, Adriatik Kuka ka marrë thikën dhe e ka goditur të shoqen 6 herë në bark, por goditja në zemër ka qenë fatale për të.

E shoqëruar nga vëllezërit dhe nga djali i saj i vetëm, Kuka ka mbërritur në spitalin e Durrësit ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk u ka bërë dot ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Pas krimit, burri që vrau gruan është larguar nga vendngjarja me makinën e tij. Nga dëshmia e dajës së Adriatik Kukës është mësuar se vrasësi punonte si shofer i një drejtori të OSHEE-së.

I afërmi i autorit të krimit ka treguar se një nga arsyet e krimit mund të jetë xhelozia. Ai u shpreh se nipi i tij kishte filluar të bëhej xheloz, pasi e shoqja kishte filluar të punonte.

Çifti banonin prej kohësh në Durrës, bashkë me djalin e tyre të mitur. Ata ishin me origjinë nga Korça.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik kuka hazbije kuka krim ne familje ne durres vrasaj e hazbije kukes nga burri adriatik kuka hazbije kuka krim ne familje ne durres vrasaj e hazbije kukes nga burri

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...