Aktualitet

“Ishte xheloz”, daja i autorit tregon arsyet e krimit në Durrës: Më mirë ta ndante

19 Korrik 2019, 15:49 Nga DOSJA
“Ishte xheloz”, daja i autorit tregon arsyet e krimit në

DURRËS– Daja e autorit të krimit në familje në Durrës ka treguar detaje nga motivet që mund të kenë çuar, Adriatik Kukës të vriste gruan e tij, Hazbien.

Ai është shprehur për kamerën e “Report Tv” se nipi i tij që vrau gruan me thikë, Ardian Kuka punonte si shofer i drjetorit të OSHEE-SË dhe se kohët e fundit kishte filluar të bëhej xheloz. 

Jam daja. Ne jemi nga Korça, na turpëroi zonën, se Korça nuk mbahet për kështu krimesh. Mesa dinë unë shkonim mirë, bashkë shkonin. Kur filloi punë u bë xheloz. Më mirë ta ndante. Ajo ishte çupë e mirë, na respektonte. Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së, ai i Durrësit ai TIranës, s’e di por nuk kishin problem ekonomike.

Një djalë kanë, një fëmijë të vogël, gjynah. E mora vesh kur pamë makinat e policisë, sdinim gjë,”- tha ai.

Ngjarja e  rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Spitalls në Durrës. Mësohet se Kuka ka qëlluar me thikë gruan e tij pas një konflikti. I pranishëm ka qenë edhe djali i tyre 10-vjeçar, i cili ka shoqëruar të ëmën në spital bashkë me vëllezërit e viktimës.

Ndërkohë autori është në kërkim pasi është larguar me makinë nga vendngjarja.

(f.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres krim ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri burri vret gruan ne durres krim ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri

Sondazh

Poll