Aktualitet

E qëlloi 6 herë më thikë, si e vrau Kuka gruan e tij në Durrës, e dhunonte prej kohësh

19 Korrik 2019, 15:23 Nga DOSJA
E qëlloi 6 herë më thikë, si e vrau Kuka gruan e tij në

DURRËS– Detaje të reja kanë dalë nga krimi i ndodhur në familjen në Durrës. Mësohet se viktima Hazbije Kuka është qëlluar 6 herë me thikë në bark, ndërsa goditja në zemër ka qenë fatale. 

Mësohet gjithashtu se autori i ngjarjeS, Ardian Kuka, bashkëshorti i 36-vjeçares e dhunonte viktimën prej kohësh. Madje e reja kishte urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk ka mjaftuar që t’i shpëtonte vdekje. 

Ngjarja e  rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Spitalls në Durrës. Mësohet se Kuka ka qëlluar me thikë gruan e tij pas një konflikti. I pranishëm ka qenë edhe djali i tyre 10-vjeçar, i cili ka shoqëruar të ëmën në spital bashkë me vëllezërit e viktimës.

Ndërkohë autori është në kërkim pasi është larguar me makinë nga vendngjarja. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet krimi ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri krimi ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri

Sondazh

Poll