Aktualitet

Tufa me euro dhe qese kokaine, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë, përdori clubin për shitje droge (VD)

19 Korrik 2019, 13:37 Nga DOSJA

TIRANË– Një 44-vjeçar me inicialet R.P., ka rënë në prangat e policisë së Tiranë pasi akuzohet të ketë kthyer lokalin e tij në një ambjent ku shitej dhe konsumohej drogë. 

Dosja.al mëson se gjithashtu janë kallëzuar penalisht edhe dy punonjës të lokalit bashkë me një klient për mos kallëzim krimi.

Sipas informacioneve zyrtare, bëhet me dije se në një tavolinë të lokalit të ndodhur në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë është gjetur dhe sekuestruar një qese me 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak.

Gjithashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga policia e Shtetit, janë sekuestruar edhe disa tufa me euro, që mendohet të jenë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. 

44-vjeçari i arrestuar akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Ai e kishte kthyer lokalin e tij në një ambjent ku shitej dhe konsumohej drgoë. Mësohet se ky lokal frenkuetohej nga konsumues të shumtë të lëndëve narkotike. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Goditet një tjetër rast i tregtimit të drogave të forta në lokale nate.

Finalizohet operacioni policor “Befasia”, ku gjatë kontrollit është përdorur edhe qeni antidrogë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali që e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.

 

 

Sekuestrohet lëndë narkotike Kokainë, aparate celualare.

Shërbimet e Komisraitit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Medar Shtylla” ndodhej një lokal ku dyshohej se persona të ndryshëm që frekuentonin ketë ambient përdornin lëndë narkotike Kokainë, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në kushtet e flagrancës.

Nga kontrolli i kryer nga ana e punonjësve të policisë, në ambientet e ketij lokali u gjet dhe sekuestrua 1 qese me lënde narkotike e dyshuar Kokainë.

Po nga kontrolli i ushtruar në tavolinat e lokalit, në afërsi të një tavoline është gjetur dhe sekuestruar një qese tjetër me lëndë narkotike Kokainë dhe në një ambient tjetër të këtij lokali është gjetur dhe një fishek luftarak.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy punonjës të lokalit për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe një shtetas tjetër, klienti i lokalit, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pronari i lokalit ne tirane shitje droge ne lokal arrestohet pronari i lokalit ne tirane shitje droge ne lokal

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2019, 11:20

Tiranë- Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës ku një vajzë 7 -vjeçe, e klasës së parë, është përdhunuar nga disa persona ka reaguar edhe Altin Hazizaj...