Aktualitet

Përdhunimi i 7-vjeçares në Durrës, flet drejtoresha e shkollës: Ngjarja jashtë orarit mësimor

19 Korrik 2019, 14:51 Nga DOSJA
Përdhunimi i 7-vjeçares në Durrës, flet drejtoresha e

DURRËS- Pas publikimit të lajmit të rëndë se një vajzë 8-vjeçare ishte përdhunuar në grup në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Arapaj në Durrës gazetarja e Syri TV Dea Dervishi ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës në fjalë.

Sipas drejtoreshës, në momentin që dyshohet se ka ndodhur ngjarja e rëndë, shkolla ka qenë jashtë orarit të punës, ndërsa shtoi se, nuk ka asnjë të dhënë që personeli i shkollës të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shkolla ka qenë e mbyllur, pasi ka qenë jashtë orarit. Në kohën që ka ndodhur ngjarja stafi ka qenë me leje ndërsa dezhurni ka qenë në punë deri në orën 16:00″, është shprehur drejtoresha.

Sipas saj, “shkolla ka ofruar ndihmë me psikologë për vajzën dhe prindërit”

“Ndërsa një prej banoreve të fshatit është shprehur për mikrofonin e Syri TV se, nuk ka dëgjuar asgjë lidhje me këtë ngjarje në fshat.

Ngjarja makabre është regjistruar rreth tre javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’.

Djemtë janë të moshës 15-16 dhe 17 vjeç, banorë të zonës së Arapaj. Edhe vajza minorene është banore e po të njëjtës zonë.

Djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por skandali bëhet edhe më i madh pasi policia që drejtohet nga Sandër Lleshi e ka mbajtur të fshehur këtë krim horror prej më shumë se 3 javësh edhe pse vetë ka nisur hetimet që kur është raportuar ngjarja.

Një vajzë 7-vjeçe dyshohet është përdhunuar në ambientet e një shkolle në Durrës. Dyshohet se vajza është lidhur dhe më pas është përdhunuar nga disa persona në tarracën e shkollës. Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar deri më tani një ri. Policia mbajti të fshehtë për dy javë ngjarjen

Marrë nga Syri.net

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoresha e shkolles ngjarja e rende ne durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës drejtoresha e shkolles ngjarja e rende ne durres përdhunimi i 7 vjeçares në durrës

Sondazh

Poll