Aktualitet

Vdekja e Metës në Komisariatin e Kavajës, zv.ministri i Brendshëm “mbrohet” me procedurën

6 Maj 2022, 15:07 Nga DOSJA
Vdekja e Metës në Komisariatin e Kavajës, zv.ministri i

VLORË– Zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila ka komentuar vdekjen e Ilvi Metës në  Komisariatin e Kavajës, duke u shprehur se nuk mund të flasë gjatë pasi çështja është nën hetim. Por gjithashtu shtoi se lidhur me vdekjen e të riut, efektivët e Komisariatit kishin vepruar konform procedurave.

“Kjo është një çështje në hetim, dhe kur është në hetim pritet të dalin rezultatet dhe pastaj të kemi qëndrimet. Ajo që di të them është strukturat e varësisë së Ministrisë së Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë vepruar në mënyrë të menjëhershme për të nisur hetimet. Kanë dalë vlerësimet paraprake, të presim deri në fund për të qenë të qartë dhe të mos krijojmë ide të paqena…,”-tha ai ndër të tjera.

31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje. Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

LAJMI KRYESOR: Vdekja e Ilvi Metës/Prokuroria kërkon burg për 3 policët,reagon ‘Helsinki’:Ka mospërputhje!

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet andi mahila ilvi meta vetevaret ilvi meta andi mahila ilvi meta vetevaret ilvi meta

Sondazh

Poll