Aktualitet

Vrau bashkëshorten në derë të gjykatës, Prokuroria: Koço Buzo në gjyq me katër akuza

6 Maj 2022, 14:16 Nga DOSJA
Vrau bashkëshorten në derë të gjykatës, Prokuroria:

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet në lidhje me vrasjen Liljana Buzos një vit më parë në Elbasan, ndërsa çështja e autorit Koço Buzo është dërguar për gjykim. Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, ku i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorc. Gjithashtu plagosi edhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj.

Njoftim Zyrtar Prokuroria Elbasan:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 535, për ngjarjen e ndodhur më datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të pandehur shtetasin: Koço Buzo hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” me akuzën e ngritur për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuara nga nenet 79 gërma “e” dhe “ë”, e 22, 79/c, 274 dhe 278/1 të Kodit Penal, ku mbeti viktimë bashkëshortja e autorit, shtetësja Liljana Buzo si dhe mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj. Ngjarja i referohet datës 06/05/2021 në të cilën në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorci.

Në ditën kur gjykata e Elbasanit kishte planifikuar të zhvillonte gjyqin kundër Koço Buzos, ky i fundit është paraqitur me vonesë në gjykatë. Djali i të pandehurit, nga salla e gjyqit ka telefonuar babain e tij, duke e pyetur se ku ishte, por Koço, ia ka kthyer se për 5 minuta vinte brenda në sallën e gjykimin. Gjyqtarja e çështjes vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore, ndërsa të pranishmit në sallën e gjykimit, kanë dalë jashtë.

Mes tyre ishte dhe Liljana Buzo, e cila që në kontaktin e parë me bashkëshortin e saj, Koçon, ka rënë pre e sulmit me armë. Koço Buzo u paraqit me armën që e mbante në një çantë sportive me të cilën kishte planifikuar të kryente vrasjen e gruas, gjë të cilën e realizoi jashtë ambjenteve të gjykatës. Për këtë krim të rëndë nuk ka nisur ende gjyqi. Që prej vitit 2020, viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme. Dhe si për ironi të fatit, Buzo e mori dënimin për dhunë në familje, pasi vrau gruan.

(k.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koço buzo liljana buzo prokuroria e elbasanit elbasan koço buzo liljana buzo prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll