Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, SPAK pyet administratorët për faturat fiktive

6 Maj 2022, 12:49 Nga DOSJA
Inceneratori i Elbasanit, SPAK pyet administratorët për faturat

ELBASAN– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka marrë në pyetje administratorët e inceneratorit të Elbasanit. Ka qenë prokurori Klodian Braho ai që ka zhvilluar sot seancën e marrjes në pyetje, pasi ka zbuluar disa fatura fiktive. Nga ana tjetër, ish-deputeti i PS, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim nga burgu. Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 14 maj në orën 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar 15 milionë lekë për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit. Në kërkesën e tij, Bllako nënvizoi se s’ka prova se ai është i rrezikshëm dhe se nuk ka për qëllim që t’i shmanget hetimit.

Në qeli për inceneratorët ndodhet edhe ish-ministri Lefter Koka pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, Koka ka përfituar ryshfet shumën e 3.7 milionë eurove përmes shkeljeve që ka kryer për inceneratorët.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet hetimet per inceneratoret prokuroria e elbasanit hetimet per inceneratoret prokuroria e elbasanit

Sondazh

Poll