Aktualitet

Nikolin Janina, ‘bossi’ i Porcelanosës që drejtonte grupin kriminal në Spanjë (Aleancat)

6 Maj 2022, 15:22 Nga DOSJA
Nikolin Janina, ‘bossi’ i Porcelanosës që drejtonte grupin

TIRANË– I shumëkërkuari nga Spanja, Nikolin Janina është vënë në pranga pasi akuzohet se është lideri i një grupi kriminal në Spanjë me anëtarë shqiptarë, spanjollë e turp që merren me trafikun e heroinës, morfinës e opiumit në disa shtete të botës. Biznesmenit Janina, pronarit të ‘Porcelanosa’, kompanisë së hidrosanitareve i janë sekuestruar dhe dhjetëra pasuri në Shqipëri. Grupi kriminal që drejtontë Janina në Spanjë u shkatërruar në vitin 2015, në kuadër të një operacioni ku u sekuestrua një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisi hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda t’i drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të Janinës. Por, në vitin 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi të lirojë nga sekuestroja pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina nënë argumentin se ai justifikonte pasurinë e tij miliona euroshe.

Ndërsa arrestimi i Janinës nuk ishte bërë kurrë me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës pasi nuk ishte arritur marrëveshja mes vendeve për ekstradim. Tashmë, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, liria e biznesmenit që kryesonte grupin e një trafiku droge, mori fund. Ajo që mësohet gjithashtu është se urdhri për arrestimn e Janinës kishte dy muaj që kishte ardhur në Shqipëri nga autoritetet spanjolle, por për arsye ‘misterioze’ nuk është vënë në zbatim.

Lista me pasuritë e Janinës:

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet nikolin janina nikolin janina

Sondazh

Poll