Aktualitet

2 vendimet-Mbledhja e Kryesisë së PD,mungon Salianji e Boçi:Pse gjithë ky nxitim?(REAGIMET)

6 Maj 2022, 09:32 Nga DOSJA
2 vendimet-Mbledhja e Kryesisë së PD,mungon Salianji e Boçi:Pse

TIRANË– Pas mbledhjes së ditës së djeshme të grupit parlamentar të PD, sot Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë e Kuvendit. Lajmin e bëri me dije sekretari i grupit Arbi Agalliu njoftoi secilin anëtar për të zhvilluar mbledhje të Kryesisë së grupit sot në orën 09:15, ndërsa më pas deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, njoftoi se mbledhja u zhvillua në orën 09:15, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Sipas saj, Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa shtoi të në të njëjtën orë do të takohen çdo të hënë jashtë radhe.

“Kryesia vendosi: Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15,”- thuhet në njoftimin e Pampurit.

Por ky nuk ishte reagimi i vetëm. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Alibeaj me gjithçka që bënte si ministër i kryeministrit Edi Rama; ndërsa edhe nuk munduan as kritikat nga dy zëvendës- sekretarët, Luciano Boçi dhe Ervin Salianji. Vetë Salianji e kundërshtoi takimin e sotëm, duke dalë live për mediat, ndërsa shtoi se kishte vënë re që Alibeaj e kishte me nxitim për tu ulur në tryezë me Ramën, por të njëjtën gjë nuk mund ta thoshte për takimet me demokratët.

Nga ana tjetër, Luçiano Boçi, i cili gjithashtu nuk mori pjesë as në mbledhjen që u mbajt nga Alibeaj, e ka konsideruar një shpikje dhe një fakt që tregon se Enkelejd Alibeaj po e përdor grupin e deputetëve për interesa personale. Por çudia nuk mbaron me kaq! Kur të gjithë pretendojnë se mbledhja është zhvilluar, Arbi Agalliu deklaroi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së munguan dy zëvendës kryetarët Luciano Boci dhe Ervin Salianji. Ai u shpreh para mediave se është e drejta e çdo deputeti për të vendosur dhe diskutuar për axhendën parlamentare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Kryesia e PD, Boçi: Shpikje, fsheh nxitimin për të përdorur Grupin për axhenda personale

Kryesia e PD, Agalliu: Munguan Boci dhe Salianji, do rimblidhemi të hënën

Alibeaj mblodhi Kryesinë, Salianji kundër: Pse gjithë ky nxitim? Po i shërbehet një personi

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike grupi parlamentar i pd oriola pampuri partia demokratike grupi parlamentar i pd oriola pampuri partia demokratike

Sondazh

Poll