Aktualitet

Ambrozia Meta në “riedukim”, Reporterët pa Kufij: Edi Rama t’i heqë “dënimin”

6 Maj 2022, 14:09 Nga DOSJA
Ambrozia Meta në “riedukim”, Reporterët pa Kufij: Edi Rama

TIRANË– Shoqata “Gazetarët pa Kufij” që pak ditë publikoi edhe raportin për lirinë e medias, ka bërë një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Në kërkesën e bërë publikisht në rrjetin social “Twitter”, shkruhet se Shqipëria ka rënë në pikiatë me 20 vende poshtë në renditje e kërkohet heqja e dënimit 60 ditor që kryeministri i ka bërë gazetares Ambrozia Meta. Po ashtu, në postimin e tyre “Gazetarët pa Kufij” shkruajnë se ky vendim i Ramës është skandaloz pasi gazetarja e kishte pyetur për arrestimin e ministrave të tij. Çështje kjo që kishte lidhje me interesin publik.

POSTIMI I PLOTË:

When asked about #Albania‘s fall by 20 spots to 103th rank in new #RSFIndex, the Prime Minister dismissed SyriNet’s journalist Ambrioza Meta’s questions, claiming she was still under “reeducation”. RSF urges @ediramaal to lift the arbitrary ban threatening right to information. pic.twitter.com/pQ9QkarkED

— RSF (@RSF_inter) May 6, 2022

I pyetur për rënien e Shqipërisë me 20 pikë në vendin e 103-të të Reporterëve pa Kufij, kryeministri hodhi poshtë pyetjet e gazetares së SyriNet, Ambrioza Meta, duke pretenduar se ajo ishte ende nën “riedukim”. “RSF” kërkon nga Edi Rama që të heqë ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën e informimit. Rama vendosi të refuzonte t’i përgjigjej Ambrioza Metës për 2 muaj, pasi ajo e kishte pyetur për çështje të interesit publik: arrestimin e anëtarit të partisë së tij dhe një rast korrupsioni. Një embargo e tillë skandaloze e informacionit nuk ka vend në një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ambrozia meta shoqata "gazetarët pa kufij" ambrozia meta shoqata "gazetarët pa kufij"

Sondazh

Poll