Aktualitet

I bënë atentat 2 vite më parë/Shkarkohet prokurori Arjan Ndoja, si reagoi pas shkarkimit…

6 Maj 2022, 08:13 Nga DOSJA
I bënë atentat 2 vite më parë/Shkarkohet prokurori Arjan

TIRANË -Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja. Pas seancës nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në Strasburg, ndërsa i pyetur nga Euronews Albania nëse e cilëson shkarkimin e tij me ndikim politik, Ndoja tha: Do pres një biletë për Strasburg. Pas bubullimave pritet shiu.

Sot, me unanimitet, Arjan Ndoja është shkarkuar nga detyra e prokurorit të Durrësit. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, vendosi shkarkimin e prokurorit me pretendimin se ka probleme me pasurinë dhe lidhje me krimin. Ndoja ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit. Ky i fundit ishte i vetmi që ndërroi jetë nga atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi disa herë, publikisht, kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar duke e cilësuar si të lidhur me bandat dhe KÇK (e ashtuquajtura Kap ça të kapësh). Zanafilla e kësaj përplasjeje ishte arrestimi i Liridon Pulës, kreu i Kadastrës Durrës, në seancën gjyqësore të të cilit ishte i pranishëm dhe vetë asokohe zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit, po njësoj si shefi i tij nuk u kursye për të lëshuar akuza në drejtim të prokurorit Ndoja si dhe trupës gjykuese të shkallës së parë Durrës duke premtuar prerjen e fijeve mes drejtësisë dhe krimit të organizuar. Liridon Pula, pak ditë më pas u la i lirë nga Apeli, por sulmi ndaj Ndojën nuk ndaloi. Deri në momentin që iu bë atentat.

SHIKO EDHE KËTË:

KPK shkarkon prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja: S’justifikon pasurinë, ka lidhje me krimin

(k.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja ne vetting arjan ndoja arjan ndoja ne vetting

Sondazh

Poll