Aktualitet

Vdekja e Ilvi Metës/Prokuroria kërkon burg për 3 policët,reagon ‘Helsinki’:Ka mospërputhje!

6 Maj 2022, 15:31 Nga DOSJA
Vdekja e Ilvi Metës/Prokuroria kërkon burg për 3

KAVAJË– 3 punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan për ngjarjen e rëndë të 2 ditëve më parë kur në Komisariat u gjet u vdekur në ambientet e paraburgimit Ilvi Meta, do të dalin nesër para Gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Nënkomisari Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë; inspektorët Bexhet Berberi dhe Rushit Kola, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe se për të tre, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar për të tre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sot, zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila ka komentuar vdekjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës, duke u shprehur se nuk mund të flasë gjatë pasi çështja është nën hetim. Por gjithashtu shtoi se lidhur me vdekjen e të riut, efektivët e Komisariatit kishin vepruar konform procedurave. Ndërsa Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 5 maj të vitit 2022, duke u shprehur se nga verifikimi të gjitha detajeve të gjetura në vendin e ngjarjes, gjithçka mund të ishte evituar. Sipas KSHH, polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej ndaj dhe e kishte lënë porosi në librin e shënimeve. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Në të gjithë dinamikën e ngjarjeve, ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.

31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje. Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash.

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

SHIKO EDHE KËTO: 

Vdekja e Metës në Komisariatin e Kavajës, zv.ministri i Brendshëm “mbrohet” me procedurën

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Ngjarja mund të parandalohej

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll