Aktualitet

Arratia i zgjati pak! Plagosi 2 persona brenda lokalit në Astir, arrestohet 41-vjeçari

6 Maj 2022, 13:01 Nga DOSJA
Arratia i zgjati pak! Plagosi 2 persona brenda lokalit në Astir, arrestohet

TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka plagosur me thikë dy persona sot në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se Blerim Gjeta ka goditur me thikë dy persona pas një konflikti që ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që të tre ndodheshin brenda një kafeneje, e më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Nga sulmi me thikë u plagosën: E.N, 35 vjeç dhe P.B, 48 vjeç, ndërsa të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes ndërsa mbi 41-vjecari rëndon akuza për veprën penale “plagosjes me dashje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, 2 shtetas, falë veprimeve profesionale nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij. Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet astir blerim gjeta astir blerim gjeta

Sondazh

Poll