Aktualitet

I shpëtoi atentatit në Shkodër, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Dedë Planajt

6 Maj 2022, 12:13 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit në Shkodër, përkeqësohet gjendja

SHKODËR– Gjendja shëndetësore e Dedë Planajt është përkeqësuar. 60-vjeçari, i cili u plagos në Dobraç të Shkodrës, pas ndërhyrjes në spitalin rajonal të Shkodrës ai u transportua mëngjesin e 1 majit në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Planaj u qëllua 7 herë me armë zjarri pistoletë, ndërsa 6 plumba e kanë goditur në këmbë, në duar dhe brinjë. Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes. 

Deri më tani nuk dihet arsyeja pse është dashur eliminimi i tij, disa muaj pasi të afërmin e tij e bënë “shoshë” me mbi 100 plumba po në të njëjtë zonë. Bardhok Planaj që njihej me nofkën “Padrino” u ekzekutua më 4 prill të vitit të kaluar, por ishte një emër i dëgjuar dhe mjaft aktiv në botën e krimit të Shqipëri. Ndërsa për të afërmin e tij nuk ka rekorde që të ketë qenë i përfshirë në krimet e të afërmit e tij.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dede planaj plagoset dede planaj dede planaj plagoset dede planaj

Sondazh

Poll