Aktualitet

Kërkuan takim! Presin 2 orë, banorët e Paskuqanit dhe Laprakës: Balluku s’ishte këtu

6 Maj 2022, 11:58 Nga DOSJA
Kërkuan takim! Presin 2 orë, banorët e Paskuqanit dhe

TIRANË– Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit, që prej muajsh janë në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre, paraditen e sotme u futën në ambientet e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ata kërkuan një takim me ministren Belinda Balluku, nga stafi i të cilës i është thënë se do të ketë një pritje. Pas disa orësh pritje, atyre iu bë e ditur se javën që vjen, nga e marta ose e mërkura do t’iu mundësohet një takim me ministren Belinda Balluku për çështjen e banesave të tyre.

Banorët pritën 2 orë e gjysëm në dyert e ministrisë për të mësuar se si do të veprohet me familjet që kanë mbetur peng prej dhjetëra vitesh i një procesi legalizimi që nuk u bë kurrë.

“Dy orë e 30 minuta për të marrë vesh që ministrja nuk është në ministri. Njerëzit ta bëjnë pastaj llogari pastaj për të marrë dëmshpërblimin, ta shumëzojnë sa vjet do të duhen ta marrin atë dëmshpërblim. Kështu, kujt i dhemb kurrizi, të dalë të protestojë, mos të rrijë nëpër shtëpi!”- tha një nga banorët.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes belinda balluku banoret e laprakes belinda balluku

Sondazh

Poll