Aktualitet

Nisma për bankat/’U jepen fund radhave’, Rama: Do ketë arrestime në strukturat e pensioneve

6 Maj 2022, 10:08 Nga DOSJA
Nisma për bankat/’U jepen fund radhave’, Rama: Do ketë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme nismën e Revolucionit Digjital. Gjatë konferencës për mediat, së bashku me bankat e nivelit të dytë, kreu i qeverisë u shpreh se iu duhet lehtësuar procedura klientëve dhe të përshpejtohen sa më shpejt shërbimet. Rama kërkon që të marrin fund radhët në dyert e bankave dhe të rriten shërbimet online. 

Shohim radhët që në sabah me njerëz që i orienton një roje aty jashtë. Këto nuk janë ngjarje të përditshme të momentit që jetojmë. Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lart në klasifikimin e përgjitshem duke lënë pas edhe vende të zhvilluara në shërbimet online dhe të ketë një gjendje si kjo në shërbimet online të bankave’- tha Rama.

Rama përsëriti rëndësinë e digjitalizimit, ndërsa shtoi se amnisia nuk duhet të përdoret si shteg për kriminelët dhe të korruptuarit. Rama paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë arrestime në strukturën e cila merret me dhënien e pensionit dhe rezultatet do të bëhen me dije në ditët në vijim.

Po ashtu, kreu i qeverisë tha se do të ketë ndryshim edhe në transportin publik. Së shpejti nuk do të ketë më bileta letre dhe të gjitha do të bëhen online për urbanët edhe për autobusët ndërqytetas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Kam fjalë të këqija për ju’/ Rama-bankave: U keni marrë qytetarëve 7.2 milion euro

Paralajmëron arrestime tek strukturat e dhënies së pensioneve, Rama: Do kemi rezultate

Rama – drejtuesit turk: Mësoje atë shqipe, penxhere, bakllava, aty i ke të gjitha

Rama: Do i japim fund radhëve në banka për shërbimet, transporti me bileta online

(A.B/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama 6 maj 2022 edi rama edi rama 6 maj 2022

Sondazh

Poll