Aktualitet

Ligji për ekstradimin me Spanjën hyn në fuqi! 4 të arrestuar në Vlorë, Tiranë, Fier & Kukës

6 Maj 2022, 12:48 Nga DOSJA
Ligji për ekstradimin me Spanjën hyn në fuqi! 4 të arrestuar

FIER– Disa shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, Tiranë, Fier dhe Kukës me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Në kuadër të operacionit “Coin” u kap 29-vjeçari Arbri Rrushi, nga Mbrostari. Ai dyshohet si i përfshirë në një grup kriminal të trafikimit të drogës në Spanjë. E po ashtu, bëhet e ditur se gjatë operacionit “Vilanova” u arrestua 23-vjeçari Renato Toro i akuzuar gjithashtu për trafik droge. Pritet që dy të rinjtë të ekstradohen drejt Spanjës, ku do të vijohet procedurat e tjera ligjore.

NJOFTIMI I POLICISË SË FIERIT:Gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Fierit ka finalizuar 2 operacione policore, të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Spanjës. Operacionet policore, të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier, Stacioni i Policisë Roskovec dhe Interpol Tirana. Në kuadër të operacionit “Coin” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier, pasi Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”. Gjatë operacionit “Vilanova” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar R. T., 23 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik. Shërbimet e Policisë Fier, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses dy operacionet policore të koduara “Coin” dhe “Vilanova”, si rezultat i të cilëve u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor i shtetasve të lartpërmendur, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Spanjës.

Po ashtu, në Morinë është vënë në pranga Anxhelino Kallozi (Kothere), i kërkuar për drogë dhe grup kriminal. 27-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim të dokumenteve. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

NJOFTIMI I POLICISË SË KUKËSIT:Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle. Operacioni policor, i zhvilluar nga DVKM Kukës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 27-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, organizatë kriminale dhe falsifikim të dokumenteve. Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Alias”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

Në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se u vu në pranga Nikolin Janina. Ai do të ekstradohet në Spanjë, ku edhe akuzohet nga se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opiumi në disa shtete të Europës.

Shqipëria ka marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Republikën e Italisë, Mbretërinë e Bashkuar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Republikën e Kosovës dhe së fundmi edhe me Mbretërinë e Spanjës.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet anxhelino kallozi arbri rrushi ekstradim drejt spanjes nikolin janina renato toro spanje anxhelino kallozi arbri rrushi ekstradim drejt spanjes nikolin janina renato toro spanje

Sondazh

Poll