Aktualitet

Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Nesër protestë! Dua drejtimin e PD, po s’ka garë, referendum!

6 Maj 2022, 10:56 Nga DOSJA
Vdekja e Ilvi Metës/ Berisha: Nesër protestë! Dua drejtimin e PD,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protest nesër në orën 20:00 të mbrëmjes në çdo Komisariat të vendit për të riun që i riun që i dha fund jetës në Kavajë, Ilvi Meta. Ndërkohë që edhe kërkoi dorëheqjen nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi duke bërë thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 20:00 pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë. Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sa i përket zgjedhjes së kryetarit të PD, ai tha se i ka bërë gati të gjithë dokumentet. Ndërsa shtoi se nëse nuk ka kundërshtarë në garë, do të zgjedhë procesin e referendumit. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë e ndershme për të marrë drejtimin, pa shpikur kundërshtarë falsë që nuk ekzistojnë. Për çështjen e presidentit, Berisha tha se sot merr vendim Këshilli Kombëtar që do të mblidhet në orën 18:00 ndërsa Alibeajn e cilësoi si “ministër të Ramës”. Jozefina Topallin, Myslim Murrizin, Rudina Hajdarin, Astrit Patozin dhe Arben Imamin, ish-kryeministri Berisha i cilëson si figurat politike që meritonin vendin e tyre në PD, ndonëse kthimi ishte i vonuar, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe njerëzve pranë tij. Për Bashën dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, lideri historik i Partisë Demokratike tha se kishin gisht në ngjarjen e vrasjes së ndodhur në Elbasan.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e Xhuvanit në Elbasan, Berisha: Bardhi dhe Balla janë përgjegjës

Berisha për rikthimet në PD: Topalli, Hajdari, Murrizi, Imami dhe Patozi e meritonin!

Presidenti, Sali Berisha: Proces i turpshëm! Alibeaj sillet si ministër i Edi Ramës

22 maji vendos gjithçka! Berisha: Nëse s’kam kundërshtarë, i nënshtrohem referendumit

Vdekja e Ilvi Metës, Berisha: Ministri Çuçi të japë dorëheqje, nesër protestë

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha 6 maj 2022 sali berisha sali berisha 6 maj 2022

Sondazh

Poll