Aktualitet

Përfitoi 15 mln lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli seancë për Alqi Bllakon në 14 maj

6 Maj 2022, 10:59 Nga DOSJA
Përfitoi 15 mln lekë nga inceneratori i Fierit, Apeli seancë

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka depozituar në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për lirim nga qelia. Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 14 maj në orën 10:00 dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Bllako ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përfituar para për shkak të shkeljeve për Inceneratorin e Fierit, por në kërkesën e tij nënvizoi se s’ka prova se ai është i rrezikshëm dhe si shmanget hetimit.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj ish deputetit të Partisë Socialist Alqi Bllako. SPAK ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako. Shkresat për verifikim pasurie janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish-deputetit dhe familjarëve të tij.

Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet alqi bllako alqi bllako

Sondazh

Poll