Sport

Duka, si mikpritës përshëndet finalistët e Conference League…

6 Maj 2022, 12:33 Nga DOSJA

TIRANE – Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në cilësinë e mikpritësit të finales së Conference League, më 25 maj në “Air Albania”, ka përshëndetur skuadrat finaliste për suksesin e arritur.

Njeherësh ai ka falenderuar Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, për besimin që pati për t’i besuar Federatës Shqiptare të Futbollit organizimin e një eventi të tillë, të parin në historinë e futbollit kontinental.

“Dita historike po vjen, Roma & Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme finalen e Tiranës.

Kush do ta fitojë për herë të parë këtë Kupë? Do të vendoset në tapetin e Arenës tonë të mrekullueshme.

Një ide e ҫmendur në fillimet e saj por pas një pune voluminoze disa vjeҫare të administratës së FSHF-së ja dolëm ta mirëpresim në Shqipëri.

Dua t’i falenderoj ata që na besuan në iniciativën tonë, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e UEFA-s, por edhe ata që na mbështetën pa kursim, ashtu si edhe të gjitha institucionet e vendit.

Kemi investuar të gjithë energjitë tona për një organizim perfekt për këdo që do të jetë në Shqipëri dhe jam i bindur se do të kaloni orë e ditë të mrekullueshme në vendin që Mikpritjen e ka të shenjuar në traditën e tij.

I siguroj miqtë tanë se Federata e Futbollit do ja shpërblejë besimin e dhënë duke e bërë të paharrueshme këtë finale historike,”- ka shkruar Armand Duka në faqen e tij në “Facebook”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport presidenti armand duka presidenti i fshf-së armand duka presidentit të futbollit armand duka presidenti armand duka presidenti i fshf-së armand duka presidentit të futbollit armand duka

Sondazh

Poll