Sport

Pas dënimit me burg për abuzim seksual, Celta fshin çdo gjurmë të Santi Minas

6 Maj 2022, 10:32 Nga DOSJA

SPANJE – Pavarësisht kërkesës popullore, Celta nuk e ka larguar përfundimisht Santi Minën. Ai ka zgjedhur ta largojë në mënyrë paraprake nga ekipi i parë, megjithëse ka avokatë që shprehen se duhet pritur.

Ata duan të ndërmarrin hapat ligjorë, përpara se të arrijnë në atë pike edhe pse shumë e kanë të qartë, se sulmuesi nuk do të veshë më fanelën e kaltër të klubit.

Por klubi nga Vigo dëshiron të prishë çdo lidhje me një futbollist që ka shkruar një nga faqet më të errëta në historinë e tij gati njëqindvjeçare. Kjo është arsyeja pse ata kanë fshirë çdo gjurmë të sulmuesit te Celta.

Santi Mina nuk shfaqet më në faqen zyrtare të klubit. Fotografia e tij dhe çdo lidhje është hequr. Fanela e tij gjithashtu nuk është më në shitje. Përveç kësaj, ata kanë pushuar së ndjekuri atë në instagram, i vetmi rrjet social në të cilin futbollisti është i pranishëm.

Sulmuesi i Vigos nuk ka hyrë më as në ambientet e klubit, pasi vendimi për dënimin e tij me katër vjet burg për abuzim seksual është bërë i ditur, ndërkohë që shumica e tifozëve vazhdojnë të kërkojnë përjashtimin përfundimtar të tij.

B.T (Dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport celta vigo me dënimin e santi minës santi mina celta vigo me dënimin e santi minës santi mina

Sondazh

Poll