Sport

Zyrtare/ Arteta rinovon kontratën, deri në 2025 me Arsenalin…

6 Maj 2022, 09:25 Nga DOSJA

ANGLI – Tani është zyrtare: Mikel Arteta ka rinovuar kontratën me Arsenalin deri në vitin 2025. Këtë e ka bërë të ditur klubi londinez me një deklaratë zyrtare.

“Ne duam ta çojmë klubin në nivelin tjetër dhe të konkurojmë me ekipet më të mira në botë, – u shpreh trajneri Arteta, teksa rinovoi kontratën, duke shtuar:

Për ta bërë këtë, duhet të luajmë në Ligën e Kampioneve. Ne duhet të jemi në gjendje të evolojmë ekipin, të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha departamentet, të gjenerojmë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë, të përmirësojmë atmosferën e “Emirateve”, të jemi në gjendje të rekrutojmë talentet më të mira dhe njerëzit më të mirë për këtë klub për ta çuar këtë projekt në atë nivel.”

Trajneri bask 40-vjeçar është në krye të “Topçinjve” që nga 20 dhjetori 2019, dhe në krye të skuadrës londineze ka fituar një Kupë FA dhe një Community Shield në 2020.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport “topçinjtë” e mikel artetas arsenali i mikel artetas trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton “topçinjtë” e mikel artetas arsenali i mikel artetas trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton

Sondazh

Poll