Sport

Tirana, Shehi e di se çfarë do në derbi ndaj Partizanit: Do të bëjmë më të mirën tonë

6 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
Tirana, Shehi e di se çfarë do në derbi ndaj Partizanit: Do

TIRANË– Titulli dukej i arkivuar që në fillim të fazës së tretë, të gjithë dukeshin të dorëzuar përballë supermacisë së Tiranës, por ja që bardheblutë në tre raste nuk kanë arritur të mbullin matematikisht çështjen e titullit. Në prag të përballjes me Partizanin, trajneri Orges Shhei foli për gjendjen e skuadrës.

Rëndësia e derbit – “Rëndësia e derbit dihet, nuk ka lidhje aspak klasifikimi, se ku renditen të dyja skuadrat. Të dyja ekipet kanë dy kampionate, brenda një kampionati. Është trofeu dhe vendi i parë, por është dhe derbi që është si një trofe. Do të jetë një ndeshje ndaj një rivali historik dhe do të bëjmë më të mirën tonë.”

Aspekti psikologjik – “Ndërsa për aspektin psikologjik duhet të ‘ftohim kokën’ dhe të jemi të qetë për ndeshjet në vijim.”

Tifozët – “Tifozët kanë qenë dhe do të jenë arma më e fortë e këtij klubi dhe do të bëjmë maksimumin për të kënaqur ata. Ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet dhe gjithmonë kur je në pozita të tilla dhe nuk kemi qenë në pritshmërinë e tifozëve.”

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport orges shehi tirana orges shehi tirana

Sondazh

Poll