Sport

Tifozët e Feynoord rrezik për sigurinë në Tiranë, sjelljet e dhunshme frikësojnë policinë

6 Maj 2022, 11:28 Nga DOSJA
Tifozët e Feynoord rrezik për sigurinë në Tiranë,

TIRANË– Më datë 25 maj, Tirana do të presë finalen e Conference League mes Romës dhe Feynoord. Në kryeqytetin shqiptar do të zbarkojnë dy nga tifozëritë më të mëdha, por që ngrenë nivelin e alarmit sa i përket sigurisë në vend.

Tifozët nga Rotterdami janë më problematikë, shpesh kanë shkaktuar trazira, gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Marseille janë regjistruar incidente të dhunshme. Po në Francë pro ën vitin 2006, tifozët shkaktuan trazira të dhunshme aq sa e detyruan UEFA-n ta përjashtonte klubin nga kupat europiane në sezonin 2006-2007.

Ndërkohë, në 2015-ën, huliganët holandezë shkatërruan gjithçka në kryeqytet, gjashtë  prej tyre u dënuan nga 3 deri në 8 vite heqje lirie nga drejtësia italiane. Vlera e dëmeve shkonte deri në 5.2 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport conference league feynoord conference league feynoord

Sondazh

Poll