Sport

‘Le Parisien’: “Mbappé rinovon me PSG-në”. E jëma e mohon: “Gjithçka false!”

6 Maj 2022, 09:47 Nga DOSJA
‘Le Parisien’: “Mbappé rinovon me PSG-në”. E

FRANCE “Rinovimi në horizont mes PSG dhe Mbappe”. Lajmi i bujshëm i raportuar nga ‘Le Parisien’, sipas të cilit sulmuesi francez ka pranuar ofertën shokuese të klubit, për të qëndruar përtej skadimit të kontratës aktuale në qershor, është përgënjeshtruar shpejt.

Oferta: Kontratë dyvjeçare, me opsion për një vit tjetër me një pagë prej 50 milionë euro neto në sezon dhe një ‘bonus besnikërie’ prej 100 milionë euro në momentin e nënshkrimit, ka qenë vetëm një bombë tymuese për të shmangur sirenat e Real Madridit.

E jëma e Mbappes, Fayza Lamary, është shprehur. “Është krejtësisht e pavërtetë që Kylian është rinovuar”,- ka thenë ajo ekskluzivisht për ‘Marcan’.

Pastaj, përsëri Fayza Lamary, në një postim në Twitter: “Nuk ka asnjë marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain (ose ndonjë klub tjetër). Diskutimet për të ardhmen e Kylian vazhdojnë në një atmosferë qetësie të madhe, për ta lejuar atë të bëjë zgjedhjen më të mirë, duke respektuar të gjitha ofertat”. 

Ditët e fundit, nëna e Mbappe thuhet se e takuar presidentin e klubit francez, Nasser Al-Khelaifi në Doha dhe, siç raporton ‘The Telegraph’, biseda midis tyre ka qenë mjaft pozitive, aq sa të sugjeronte një rinovim të sulmuesit me klubin francez. Tani vijnë fjalët e saj, që mohon fjalët dhe shprehet se djali i saj nuk ka marrë një vendim për të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport kylian mbappe si lojtar i real madridit lionel messi dhe kylian mbappé ofertën 40-milionshe të psg-së kylian mbappe si lojtar i real madridit lionel messi dhe kylian mbappé ofertën 40-milionshe të psg-së

Sondazh

Poll