Sport

Pique: “Pedri mund të bëhet nr.1 në botë. Hierro idhulli im i parë”…

6 Maj 2022, 09:09 Nga DOSJA
Pique: “Pedri mund të bëhet nr.1 në botë. Hierro

SPANJE – Gerard Pique ka dhënë një intervistë për “Sky Sports UK”, ku ka folur edhe për shokun e talentuar të skuadrës, Pedri: “Ai ka shanse të mëdha për t’u bërë më i miri në botë. Gavi është gjithashtu shumë i mirë për moshën e tij. Ata duhet të rriten, por te Barcelona ne kemi talente të mëdha”.

Haaland ose Mbappé? “Ata janë dy nga më të mirët në botë. Të dy kanë potencial për të fituar “Topin e Artë”. Unë mendoj se Haaland është më shumë një sulmues i pastër, ndërsa Mbappé është një lojtar më i kompletuar. Unë nuk e kam pasur shansin për të luajtur kundër Haaland, është e vështirë të zgjedhësh”.

Momenti më i mirë i karrierës? “Kur fituam Kupën e Botës ishte pa dyshim momenti më i mirë”.

Lojtari i preferuar? “Lojtari im i parë i preferuar ishte Fernando Hierro. Më pas Rio Ferdinand, Puyol dhe Gabi Milito. Gjithmonë i shikoja lojtarët që luanin në pozicionin tim.”

Cristiano Ronaldo? “Te Mançesteri ai ishte më shumë një anësor dhe ishte më spektakolar në lojën e tij. Në Madrid ai u bë sulmues dhe shënoi shumë gola, ai ishte thelbësor për të fituar Champions League. Vështirë për të zgjedhur, por sigurisht Cristiano ishte më i forti i Madridit, sepse ai fitoi shumë tituj në ato vite”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique mesfushori pedri mbrojtësi i qendrës gerard pique mbrojtësi katalan gerard pique mesfushori pedri

Sondazh

Poll