Sport

Prag derbi, Mehmeti ‘kunj’ Tiranës: Ka sfida të tjera për të dalë kampion

6 Maj 2022, 11:39 Nga DOSJA
Prag derbi, Mehmeti ‘kunj’ Tiranës: Ka sfida të tjera

TIRANË– Partizani me mision të qartë në derbin ndaj Tiranës. Të kuqtë nuk duan që Tirana të shpallet kampon përballe tyre dhe do të bëjnë gjithçka për ti shtyrë festën bardhebluve. Trajneri Dritan Mehmeti në konferencën për shtyp përpara mediave, ka analizuar këtë përballje që për dy skuadrat është e rëndësishme

Derbi – “Kur bëhet fjalë për derbin është diçka e veçantë është një histori tjetër. Pavarësisht objektivave që kanë të dyja klubet është një derbi dhe ne nuk mund ta menaxhojmë objektivin që ata kanë fitimin e titullit ndërsa ne arritjen e objektivit minimal që të mbërrijmë në Kupat e Europës. E rëndësishme është që të interpretojmë ashtu si duhet derbin dhe shpresoj që të arrijmë të tregojmë atë që kemi bërë kohët e fundit sepse skuadra është paraqitur sesi stërvitet dhe ashtu siç lojtarët kanë karakterin.”

Shpallja kampion e Tiranës – “Unë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampion.”

Tifozët – “Ne e kemi shumë të rëndësishme dhe nuk bëjmë pa tifozët. Kanë bërë gjithçka, i bëj thirrje të jemi të gjithë bashkë, sepse këtu tregohet sesa e duam klubin.”, përfundoi trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport mehmeti partizani tirana mehmeti partizani tirana

Sondazh

Poll