Sport

Nadal dhe Alcaraz, dy madrilenët e parë të finales së Champions League…

5 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
Nadal dhe Alcaraz, dy madrilenët e parë të finales së

SPANJE – Tenistët Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz mund të takohen nesër në të njëjtën fushë si rivalë në turneun “Madrid Open”. Të shtunën ata ishin në stadiumin “Santiago Bernabeu” për të gëzuar titullin e La Ligës së Realit, i cili mbrëmë fitoi të drejtën për të shkuar në finalen e Champions League.

Nadal dhe Alcaraz, si tifozë të Real Madridit, ishin të lumtur për këtë, dhe për shkak se finalja do të zhvillohet në Paris më 28 maj, të njëjtat data që luhet edhe turneu “Roland Garros” (22 maj deri më 5 qershor), Grand Slami i dytë i kalendarit të tenisit.

Nëse turneu e lejon këtë, në varësi të orarit të ndeshjeve të tyre, dy tenistët spanjolë janë të emocionuar për mundësinë për të qenë në “Saint-Denis”, stadiumi ku do të zhvillohet finalja kundër Liverpoolit.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport champions league kundër real madridit rafael nadal dhe roger federer rafael nadal ka arritur të fitojë tenistit të shquar spanjoll rafael nadal champions league kundër real madridit rafael nadal dhe roger federer rafael nadal ka arritur të fitojë tenistit të shquar spanjoll rafael nadal

Sondazh

Poll