Aktualitet

Eshtra njeriu në Vlorë/ Merr dhé tek banesa, gruaja gjen skeletin, telefonon Policinë

5 Maj 2022, 10:25 Nga DOSJA
Eshtra njeriu në Vlorë/ Merr dhé tek banesa, gruaja gjen

VLORË– Eshtrat e një personi janë gjetur ditën e sotme në Vlorë. Policia informon se ka qënë një grua me inicialet I.J e cila ka kallëzuar në polici se kishte gjetur para disa ditësh, pranë një grumbulli dheu, mbetje kockore. Eshtrat janë gjetur në afërsi të banesë së saj, aty ku po kryen punimet. Mbetjet e gjetura në lagjen “Kushtrimi” do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Eshtrat e njeriut në grumbullin e dheut në Vlorë, PAMJET e para

Gjeti eshtrat pranë banesës, gruaja në Vlorë: Ishte kafkë njeriu, kanë dy javë aty

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet eshtra njeri mbetje kockore ne vlore vlore eshtra njeri mbetje kockore ne vlore vlore

Sondazh

Poll