Aktualitet

Konferenca e Donatorëve/ Shqipëria dhuron 1 mln euro për Ukrainën, Zelenskyy: Duam ndihmë

5 Maj 2022, 08:07 Nga DOSJA
Konferenca e Donatorëve/ Shqipëria dhuron 1 mln euro për

POLONI– Shqipëria dhuron 1 milionë euro për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Varshavë, gjatë Konferencës së Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. 

Rama u shpreh se buxheti që Shqipëria do të japë për ndihmë ndaj Ukrainës nuk është shumë i madh mirëpo është një ndihmë e vogël për ata që janë në gjendje lufte. Presidenti Ukrainas kërkoi mbështetje financiare dhe armatime. Nëpërmjet një lidhje live, Zelenskyy tha se Ukraina do të rindërtohet, por për këtë duhen investime të shpejta dhe efikase. 

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta. Konferenca do të diskutojë masa konkrete për t’ju përgjigjur fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë mbledh 6.5 miliardë dollarë për Ukrainën

Konferenca e donatorëve! Zelenskyy: Kemi nevojë për mbështetje financiare dhe armatime

Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, Rama: Shqipëria kontribuon me 1 mln euro

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore edi rama konferencën e donatorëve 5 maj 2022 rama në poloni edi rama konferencën e donatorëve 5 maj 2022 rama në poloni

Sondazh

Poll