Aktualitet

Operacion delikat në zemër! Qeveria mbulon kurimin e Mark Markut, jep 10 milionë lekë

5 Maj 2022, 11:44 Nga DOSJA

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka firmosur mbulimet e shpenzimeve të mjekimit për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mark Marku. Në vendim thuhet se ndihma financiare prej 10 milionë lekësh të vjetra do t’i jepej Markut për kurim.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që specifikon se fatura e shpenizmeve do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Pedagogu Mark Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë një spitali privat në Tiranë. Mësohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet mark marku mark marku

Sondazh

Poll