Aktualitet

Vetëvrasja e të riut në qelinë e Kavajës! Arrestohen 3 policë, AMP: Përdori lidhëse kapuçi

5 Maj 2022, 06:27 Nga DOSJA
Vetëvrasja e të riut në qelinë e Kavajës! Arrestohen 3

TIRANË– Tre punonjës të policisë së Kavajës janë vënë në pranga pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e paraburgimit, ku 31-vjeçari Ilvi Meta dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur. Në pranga janë vendosur: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nonkomisar. Mësohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit. Nga hetimet paraprake, punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të Metës, gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar, nuk kanë përmbushur detyrimet dhe standartet që parashikon ligji.

Pas hetimeve të kryera, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP, dega rajonale Durrës-Kavajë), njofton se i riu ka vrarë veten me lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur. Në njoftimin zyrtar thuhet se në trupin e Ilvi Metës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, ndërsa 3 policët e prangosur akuzohen për mos parandalimin e këtij akti të rëndë.

Ndërkohë babai i 31-vjeçarit pretendon se djali i tij nuk është vetëvrarë, por i ka “mbetur në dorë policisë”. Sipas tij Ilvi nuk kishte shenja në qafë dhe as të nxira, ndërsa shtoi se nuk ishte një djalë problematik për policinë.

31-vjeçari, u gjet pa shenja jete rreth orës 19:00 në qelinë e paraburgimit, disa orë pasi ishte arrestuar për vjedhje. Meta rezulton i dënuar 3 herë për vjedhje. Në vitin 2010, më 7 shtator, Gjykata e Durrësit e kishte dënuar atë me 4 muaj burg. Pas daljes nga qelia, ai do të merrte një dënim tjetër, kësaj here nga Gjykata e Kavajës. Më 13 mars 2011, ai është dënuar me 8 muaj burg. Dënimi i fundit i Metës rezulton në vitin 2012, ku Gjykata e Kavajës e dënoi kësaj here me 16 muaj burg për vjedhje.

Ilvi Meta i cili ishte ndaluar ditën e mërkurë, dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda qelisë duke u vetëvarur, vetëm 6 orë pas shoqërimit nga ana e policisë. I riu u ndalua me akuzën për vjedhje, akuzë për të cilën ishte dënuar edhe më parë. Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. 

Ky është rasti i dytë në vend që një person i merr jetën vetes në ambientet e paraburgimit. I pari ndodhi në Kamëz, në ambientet e komisariatit numër 5 në Tiranë ku Arben Mici, 26 vjeç, një i ri i ndaluar për dhunë në familje i vuri flakën qelinë ku ndodhej bashkë me një të ndaluar tjetër. Mici ndërroi jetë i asfiksuar, ndërkohë që efektivët shikonin ndeshje futbolli. Për këtë ngjarje, pas hekurave është ndodhet vetëm Dilaver Idrizi, i ndaluari tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje. Efektivët janë liruar dhe pse vijojnë të jenë nën hetim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FT- Zbulohet skeda e vdekjes së të riut në Kavajë (SHKAKU)

E shkuara e Metës, u dënua me 4 muaj burg pasi vodhi shtëpinë e hallës së tij

Vdekja e Metës në Komisariat/ Hetimet: U vetëvra me lidhëse, s’ka shenja dhune

Vetëvrasja në burg! Meta: Tragjedi, tronditi besimin e qytetarëve, kërkoj zbardhjen

Vetëvrasja e Metajt në komisariat, kushëriri: Nëna e tij u zvarrit në rrugë duke ulëritur

Vetëvrasja e Metaj/ AMP: Përdori lidhësen e kapuçit të bluzes, 3 policët s’e parandaluan

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet bexhet berberi ilvi meta petrit brahimaj rushit kola vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes bexhet berberi ilvi meta petrit brahimaj rushit kola vetevaret ilvi meta vetevrasje ne policine e kavajes

Sondazh

Poll