Aktualitet

Tentoi të fuste mallra kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari(EMRI)

5 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA
Tentoi të fuste mallra kontrabandë në vendin tonë,

DURRËS– Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin ‘brands’ ku ka vënë në pranga 32-vjeçarin Florjan Zekaj për tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë futur kontrabandë.

Sipas njoftimit të policisë, Zekaj është ndaluar pasi në mjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan artikuj të markave të ndryshme, veshje dhe paisje elektroshtëpiake të cilat 32-vjeçari nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Brands”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.

Goditet një rast i tentativës për tregtim të mallrave të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet në flagrancë transportuesi i tyre.

Sekuestrohen artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë futur kontrabandë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brands”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Florjan Zekaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin tip “Benz”, që drejtohej nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, artikuj të markave të ndryshme (veshje dhe këpucë), pjesë të reja makinash dhe elektroshtëpiake, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet florjan zekaj veshje kontrabande florjan zekaj veshje kontrabande

Sondazh

Poll