Aktualitet

I arrestuar për korrupsion/ GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg, ish-prokurorin Sali Hasa

5 Maj 2022, 11:42 Nga DOSJA
I arrestuar për korrupsion/ GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg,

TIRANË– Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua kohë më parë pasi dyshohet se ka pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Po ashtu, GJKKO ka dënuar edhe Emiljano Mirani me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emirjanit i dha ryshfet ish-prokurorit të Sarandës për të pushuar çështjen ndaj vëllait të saj.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet elsona papa emiljano mirani julian zera napolon hodaj sali hasa elsona papa emiljano mirani julian zera napolon hodaj sali hasa

Sondazh

Poll