Aktualitet

Sherr masiv në Tiranë, 39-vjeçari plagos me thikë tre persona

5 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA
Sherr masiv në Tiranë, 39-vjeçari plagos me thikë tre

TIRANË– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Policia informon se personi me inicialet E.K, 39-vjeç ka goditur me mjet prerës tre persona. Këta të fundit, të moshave 23, 22 dhe 23-vjeç janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon punën për kapjen e autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit G. X., 23 vjeç, E. Sh., 22 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane sherr sherr në tiranë tirane arrestim ne tirane sherr sherr në tiranë tirane

Sondazh

Poll