Aktualitet

E njohu para 1 muaji! Përdhunohet shqiptarja në Selanik, pakestinezi mori e 3 shokë me vete

5 Maj 2022, 12:04 Nga DOSJA
E njohu para 1 muaji! Përdhunohet shqiptarja në Selanik, pakestinezi

GREQI- Një 34-vjeçare shqiptare në Selanik është përdhunuar dje nga një shtetas pakestinez. Sipas mediave greke, ajo ka denoncuar përdhunimin e saj mëngjesin e djeshëm, denoncoi se e kishte përdhunuar një 32-vjeçar, të cilin pretendoi se e kishte takuar një muaj më parë. 

Në rrëfimin e saj në Polici, 32-vjeçari akuzohet se e ka çuar gruan në zonën e Dendropotamos, e pikërisht aty e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të, ndërsa jashtë godinës ndodheshin tre burra për arsye që nuk dihet.

Pasi ka mundur që të lirohet nga “duart” e 32-vjeçarit, shqiptarja ka shkuar në Polici dhe ka denoncuar gjithçka që ka ndodhur. Ndërsa deri më tani dyshohet se atë e kanë përdhunuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin jashtë godinës ku ndodhi ngjarja e rëndë. Deri më tani, ka nisur hetimi, ndërkohë që nga mediat vendase janë mbajtur sekret të gjithë emrat e përfshirë në ngjarje.

Marrë nga voria.gr

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet greqi perdhunohet shqiptarja ne greqi greqi perdhunohet shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll