Sport

Hodgson paralajmëron largimin në fund të sezonit, del në pension

5 Maj 2022, 10:27 Nga DOSJA
Hodgson paralajmëron largimin në fund të sezonit, del në

ANGLI – Pasi u nderua me çmimin prestigjioz Komandant i Perandorisë Britanike, Roy Hodgson ka paralajmëruar lamtumirën e tij nga Watford dhe bota e futbollit.

Trajneri 74-vjeçar anglez, i thirrur në janar për të zëvendësuar Claudio Ranierin, do të gëzojë kështu pensionin e merituar pas më shumë se 45 vitesh në fushë dhe në stol.

“Kur firmosa, e bëra të qartë se do të ishte një punë afatshkurtër, deri në fund të sezonit. E pranova këtë propozim, duke lënë pensionin për këtë arsye, por tani puna ka përfunduar”,- shpjegoi ai për “Sky Sports”.

Më pëlqeu, por nuk mendoj se do të stërvis më skuadra të tjera të Premier League. Kjo është një botë shumë kërkuese dhe besoj se kam fituar të drejtën të tërhiqem dhe të shijoj kohën e lirë me familjen time. Mendoj se kjo ishte kënga ime e mjellmës”.

Trajneri më i vjetër i Premier Leagues, do ta mbyllë karrierën me Watfordin, i cili lufton për mbijetesë. Në palmaresin e tij spikasin fitoret e dy kampionateve suedeze dhe një daneze.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport claudio ranierin do të luajë në premier league roy hodgson trajneri i watfordit claudio ranierin do të luajë në premier league roy hodgson trajneri i watfordit

Sondazh

Poll