Sport

Inter, tifozët i përgjigjen skuadrës; avullojnë biletat për ndeshjen ndaj Empolit

3 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Inter, tifozët i përgjigjen skuadrës; avullojnë biletat

ITALI– 65 mijë bileta janë shitur për takimin Inter-Empoli që do të luhet në ‘Giuseppe Meazza’ ditën e premte në orën 18:45. Në fakt kanë mbetur vetëm 10 mijë bileta në shitje dhe të gjithë tifozët janë të bindur në një sukses të skuadrës së tyre, për të marrë përkohësisht vendin e parë dhe për të pritur rezultatin e Milanit që do të luajë ditën e dielë ndaj Veronës në Bentegodi.

Për më tepër, për ndeshjen e fundit që Inter do e luajë në shtëpi ndaj Sampdorias më 22 maj, datë që të kujton tripletën e famshme, janë shitur 14 mijë bileta. Takimi ndaj Sampdorias do të vijë pas ndeshjes me Juventusin në finalen e Kupës më 11 maj dhe takimin në transfertë ndaj Cagliarit që do të luhet më datë 15 maj.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport empoli inter empoli inter

Sondazh

Poll