Sport

Valverde apo Rodrygo, rikthimi i Casemiros “i prish punë” Ancelottit…

3 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA
Valverde apo Rodrygo, rikthimi i Casemiros “i prish punë”

SPANJE – Real Madrid arrin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League me një rezultat të pafavorshëm, por me vetëbesim. Nga njëra anë, sepse ata tashmë e kanë fituar La Ligan dhe e kanë bërë këtë, me pothuajse të gjithë kontigjentin e lojtarëve të gatshëm për të luajtur.

Trajneri italian, me gjasa, është i vetëdijshëm se do t’i duhet të lërë lojtarë në formë të shkëlqyer në stol edhe pse ata e meritojnë një vend në ndeshjen e të së mërkurës ndaj Manchester Cityt në “Bernabeu” (21:00).

Rasti që e vë më shumë në dyshim Carlo Ancelottin është ai i Rodrygos, i cili startoi në ndeshjen e parë, por për shkak të mungesës së Casemiros. Me rikthimin e brazilianit, është normale që ai të pozicionohet përkrah Kroos dhe Modric, ndaj uruguajani do të avanconte përpara përkrah Benzemas dhe Viniciu, ose do të luante si mesfushor i katërt.

Por Madridi del në fushë i eliminuar dhe duhet të shënojë, ndaj brazilianit, që e ka gjetur rrugën e golit në javët e fundit i hapet një perspektivë. Përveç dygolëshit të tij kundër Espanyol, ai shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Chelseas për të realizuar barazimin nga stoli. Janë katër gola në pesë ndeshjet e fundit.

Një tjetër lojtar që shumëve u mungoi në “Etihad” ishte edhe Camavinga. Prania e tij do të përshtatej vetëm nëse Casemiro do të luante si qendër në vend të Nachos, për të luajtur si kundër Espanyol me 5 mesfushorë, së bashku me Kroos, Modric dhe Valverde.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport italiani carlo ancelotti trajneri i tij carlo ancelotti italiani carlo ancelotti trajneri i tij carlo ancelotti

Sondazh

Poll