Sport

Real Madrid, ‘stacioni’ i fundit për Ancelottin? Tekniku mendon tërheqjen (MOTIVI)

3 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
Real Madrid, ‘stacioni’ i fundit për Ancelottin? Tekniku mendon

SPANJË– Carlo Ancelotti shkroi historinë me titullin e fituar me Realin e Madridit, pasi u bë i pari trajner që shpallet kampion në të 5 ligat më të forta europiane, si Spanjë, Itali, Angli, Francë e Gjermani. Në një intervistë për Prime Video, Carlo Ancelotti flet për herë të parë për daljen në pension. “Pas Realit, po, ndoshta do të tërhiqem.

Nëse klubi më mban këtu për dhjetë vjet, unë do të stërvisë për dhjetë vjet. Por do të doja të isha me nipërit e mbesat e mia të shkoj me pushime me gruan time ka kaq shumë gjëra për të bërë që kam lënë. Nuk kam qenë kurrë në Australi.Nuk kam qenë kurrë në Rio de Janeiro.

Ancelotti folur edhe për Karim Benzema, i cili po përjeton sezonin e tij më të mirë ndonjëherë. “Benzema? Një nga karakteristikat e tij dhe karrierës së tij ka qenë vazhdimësia. Ai nuk ka pasur ulje-ngritje, ka qenë vazhdimisht në nivele të larta.

Ndoshta tani është në nivelin më të lartë. Ai e menaxhon veten sepse është një profesionist i madh, shumë modest, një lojtar i madh. Për momentin ai është një nga lojtarët më të famshëm në botë dhe ruan një përulësi të madhe, dhe besoj se kjo është forca e tij. Kam besim se ai do të fitojë ‘Topin e Artë’.

E.Ç (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport ancelotti real madrid ancelotti real madrid

Sondazh

Poll