Sport

“Katar 2022”/ Ukraina nis përgatitjet për “play-off”-in ndaj Skocisë në Slloveni

3 Maj 2022, 05:22 Nga DOSJA

SLLOVENI – Pavarësisht dekretimit të mobilizimit të përgjithshëm ushtarak që nga 24 shkurti, data e fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, lojtarët e kombëtares që luanin në Premier-Liha u autorizuan nga qeveria e tyre të largoheshin nga vendi fundjavën e kaluar.

Katër prej tyre hipën në autobusin e ekipit kombëtar për të arritur në kufirin ukrainas-hungarez nga Kievi, të shoqëruar nga Oleksandr Petrakov (64 vjeç), trajneri i tyre i ri që prej 17 gushtit 2021.

Më pas, autobusi ka bërë edhe 800 kilometra të tjera për të mbërritur në Brdo, në Slloveni, ku ndodhet qendra stërvitore e Federatës Sllovene të Futbollit, të dielën në mbrëmje. Atyre do t’u bashkohen këtë të hënë edhe 7 lojtarë të Shakhtar Donetsk, të cilët luajtën një ndeshje bamirësie në Split kundër Hadjuk.

Më 5 maj, një ditë pas ndeshjes miqësore kundër klubit zviceran të Baselit, 10 futbollistë të kombëtares, pjesë e Dynamo Kiev, gjithashtu do të mbërrijnë në Brdo.

24 futbollistët “vendas”, emrat e të cilëve janë vendosur në një listë fillestare nga trajneri Petrakov, do të ribashkohen fillimisht. Më pas ata do të shohin “mercenarët” të mbërrijnë nga Europë, pas përfundimit të kampionateve të tyre përkatëse.

Lista e këtyre lojtarëve të tjerë të thirrur, do të komunikohet më vonë nga trajneri ukrainas. Qendra stërvitore e Brdos, gjendet 40 kilometra nga Lubjana, kryeqyteti slloven, ku kombëtarja e Ukrainës do të përgatitet për një muaj për ndeshjen “play-off” të zonës europiane kundër Skocisë më 1 qershor në Glasgow.

Fituesi  i kësaj ndeshjeje do të përballet më pas me Uellsin, më 5 qershor, në Cardif, pasi skuadra uellsiane ka mposhtur Austrisë (2-1), në përpjekje për të fituar biletën e fundit europiane për botërorin “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport botërorit të “katar 2022” ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” oleksandr petrakov botërorit të “katar 2022” ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk ndeshje kualifikuese për botërorin “katar 2022” oleksandr petrakov

Sondazh

Poll