Sport

Çifti Coutinhon, Ainee tregon jetën bashkëshortore: “Nuk pendohem, e dua Philippen!”

3 Maj 2022, 10:19 Nga DOSJA

ANGLI – 15 vjet së shpejti. Kjo është koha që Philippe dhe Ainee Coutinho jetojnë së bashku. Çifti u njoh kur ishin vetëm adoleshentë (të dy 14 vjeç) dhe që atëherë janë krejtësisht të pandarë. Megjithatë, fillimet e tij nuk ishin shumë të lehta, për shkak të ndrojtjes së madhe të futbollistit.

“Philippe ishte shumë i trembur, shumë i turpshëm. Prita me muaj që ai të vinte tek unë, më vonë ai më tha se nuk e priste që unë të flisja me të. Zgjodha ta shoqëroja dhe të ndërtoja diçka me të.

Si pasojë, u largova nga familja ime, por jo plotësisht, sepse unë flas shumë me ta, shkojmë në Brazil, ata vijnë këtu. Nuk pendohem sepse e dua Philippen. Unë dhe familja ime e duam atë që ndërtuam së bashku”,- tregoi ajo në një intervistë të fundit për mediumin “UOL”.

“Nëse do të kisha qëndruar në Brazil, do të kisha pasur një karrierë, do të kisha studiuar, do të kasha një punë të qëndrueshme, por kjo është ajo që zgjodha: t’i përkushtohesha familjes sime. Isha shumë e vogël kur u larguam nga Brazili, isha 17 vjeç, as nuk isha e sigurt se çfarë doja të studioja”,- vazhdon ajo.

Përveç kësaj, e reja është treguar e sinqertë për adoleshencën e saj, shumë ndryshe nga ajo e njerëzve të moshës së saj: “Kur u ktheva në Brazil, pashë që jeta ime ishte krejtësisht ndryshe nga ajo e miqve të mi. Tashmë kisha një djalë, më shumë përgjegjësi, një shtëpi për t’u kujdesur. Unë kujdesem për çdo gjë dhe ndërkohë që miqve u interesonte vetëm për të shkuar në universitet, për t’u rikthyer në shtëpinë e prindërve… Tani po nisin jetën që kam nisur unë vite më parë…”,– ka komentuar Ainee.

Në këtë kohë, martesa është një nga më të qëndrueshmet në skenën e futbollit (dhe sportit në përgjithësi), çifti Coutinho janë prindër të tre fëmijëve të bukur: María, 6 vjeç, Esmeralda 4 dhe José, i cili është afro 1 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sport sport arbitri ne brazil coutinho largohet nga barcelona philippe coutinho arbitri ne brazil coutinho largohet nga barcelona philippe coutinho

Sondazh

Poll